Qofte me rikota dhe spinaq

Qofte me rikota dhe spinaq

Përbërësit:

250 gr spinaq i pastruar
250 gr rikota
50 gr djathë grana padano
40 gr bukë e thekur e grirë
vaj ulliri ekstra i virgjër
1 thelpi hudhër
kripë
piper i zi

Për t’i lyer:

1 vezë

bukë e thekur e grirë

kripë

piper i zi

Përgatitja:

Për të përgatitur këto qofte, si fillim nxehni vajin së bashku me thelpin e hudhrës, shtoni spinaqin dhe lëreni të kavardiset në flakë të gjallë për 5-6 minuta duke e përzier shpesh derisa të skuqet mirë.

Hiqni hudhrën, më pas transferojeni spinaqin në një enë, shtypeni lehtë me një sptaul që t’i hiqni ujin e tepërt dhe lëreni të ftohet. Kur të ftohet, grijeni imët me thikë.

Më pas, hidhni rikotën në një enë, (nëse është shumë e ujshme kullojeni pak), pastaj shtoni spinaqin, djathin e grirë, kripë e piper dhe përzieni masën e qofteve.

Më tej, për t’u dhënë konsistencë qofteve, shtoni bukën e thekur të grirë dhe vahzdoni përzierjen. Sapo brumi i tyre të jetë gati, formoni toptha të vegjël rreth 20 gram secili.

Pastaj kalojini një nga një në një pjatë ku keni hedhur vezën e rrahur me pak kripë e piper e më tej në një pjatë ku keni hedhur bukë të grirë të thekur.

Më pas vendosini në një tepsi ku keni shtruar letër furre. Piqini në furrë ngrohur në 220 gradë për 20 minuta dhe shërbejini të nxehta.