Kuskus me perime

Kuskus me perime

Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle shafran

150 gr kuskus

1 spec i kuq (të grirë hollë)

1 spec jeshil (të grirë hollë)

2 thelpinj hudhër

1 qepë e njomë (të grirë imët)

1 karotë

1 kungull

100 gr kërpudha

100 gr domate qershi

1 gotë ujë

kripë

Përgatitja

1.Në një tigan të thellë me ujë dhe kripë, shtoni vajin e ullirit dhe shafranin. I trazoni mirë dhe më pas shtoni kus-kusin. E lini për disa minuta derisa ta pijë gjithë lëngun.

2.Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni hudhrat, specin djegës, ato të kuq e jeshil. Pas disa minutash i shtoni karotat, kungullin dhe kërpudhat.

3.I rregulloni me kripë sipas dëshirës. Shtoni edhe pomodorinit. I përzieni mirë dhe pas disa minutash i hiqni.

4.Në një pjatë shtroni me kujdes kus-kusin dhe sipër i vendosni perimet që përgatitët. Pak qepë të njoma sipër dhe kus-kusi është gati!