Shënohet Dita Botërore e Radiologëve

Shënohet Dita Botërore e Radiologëve

Sot shënohet Dita Botërore e Radiologëve. Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë në Klinikën e Radiologjisë si dhe transmetimi përmes QKT në Qendrat tjera të Telemjekësisë në Kosovë. (Mitrovicë, Gjakovë, Pejë, Prizren*, Gjilan etj.).

Bujar Gjikolli, drejtor në ardhje në Klinikën e Radiologjisë, tha se kjo klinikë është përballur me shumë probleme. “Kjo klinikë lidhet shumë me aparaturën. Tani të gjitha aparatura po thuajse të gjitha punojnë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij ka mungesë të materialeve. “Ka raste kur pacientët blejnë disa gjëra të nevojshme, deri sa të sigurohen nevojat esenciale nga institucionet”, tha ai. Gjikolli bëri me dije se listat e pritjes gjithmonë do të ketë.

‘Listë të pritjes kemi vetëm në rezonancën magnetike, kjo zgjat deri në një vit. Lista e pritjes është shuëm e vogël se sa thuhet”, tha ai.

Ndryshe imazheria në mjekësi është një nga disiplinat më interesante dhe progresive në shëndetësi dhe një fushë e aktiviteteve të shumta teknologjike dhe hulumtimeve biologjike. Rrezet X, RM, ultrazëri dhe teknologjitë e shumta imazherike mjekësore si dhe imazhet e fituara me këto metoda, janë të njohura për shumë njerëz, por roli dhe vlera e saktë e këtyre shërbimeve nuk është e plotë për shumëkënd.

Andaj, 8 Nëntori, dita kur Uilhem Conrad Rontgen zbuloi ekzistimin e rrezeve X në vitin 1895, është ditë e prezantimit të këtyre vlerave të Imazherisë Mjekësore.

8 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e Radiologjisë dhe këtë vit kjo ditë i dedikohet Imazherisë së Gjirit dhe rolit vendimtarë që luan radiologjia në detektimin, diagnostikimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të gjirit. Në shënimin e kësaj dite Klinika e Radiologjisë në QKUK në mbështetje nga Shoqata e Radiologëve të Kosovës feston këtë ditë dhe uron të gjithë Radiologëve Ditën Ndërkombëtare të Radiologjisë. Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Radiologjisë do të prezantohen shërbimet e Diagnostikën e Gjirit që ofrohen në Klinikën e Radiologjisë në QKUK dhe planet për të ardhmen e kësaj disipline imazherike.

 

 

Autor: RTKlive