Në Kakavijë ndalohen personat me simbole iredentiste greke

Në Kakavijë ndalohen personat me simbole iredentiste greke

Shtetasit grekë që kanë mbërritur në Bularat kanë bërë thirrje në kor “Maqedonia është Greqi” dhe “Kostandin, ti je gjallë”.

Ka pasur edhe këngë greke nacionaliste si dhe është kënduar himni grek.

Në 14:00 do të zhvillohet ceremonia e varrimit e Kacifas. Nga burime zyrtare të policisë thuhet se janë kthyer 8 shtetas grekë. Gjatë kontrollit të imtësishëm është parë se ata mbanin flamuj të Vorio Epirit. Ka dyshime për persona që konsiderohen ekstremistë të Agimit të Artë, por janë lejuar që të hyjnë pasi nuk mbanin asgjë të dyshimtë me vete.

Sot kanë ardhur në Bularat 11 autobusë me grekë, pas thirrjeve në rrjetet sociale, aty ku konsiderohet si hero, transmeton TCH.

Gazetarët shqiptarë nuk janë lejuar të filmojnë në prani të banesës së Kostandinos Kacifas. Shtëpia e Kacifas është 8 minuta larg qendrës dhe është kthyer në një vend pelegrinazhi.