“CR7 e meriton Topin e Artë”

“CR7 e meriton Topin e Artë”

Agjenti i yllit te Juventusit, Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes nuk ka asnjë dyshim se klienti i tij e meriton “Topin e Artë”.

Ronaldo verën e kaluar u bashkua Juventusit nga Real Madridi. Mendes është i bindur se Ronaldo e meriton çmimin e lojtarit më të mirë në planet, raporton RTKlive.

“Sipas mendimit tim, mjafton të shohësh se çfarë ishte Real Madridi dhe çfarë është tani pa Cristianon”, tha Mendes.

“Unë mendoj se ai do ta fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit. Ai po luan shumë mirë, ai është më i miri i kohës së tij dhe i gjithë historisë”, theksoi agjenti i sulmuesit portugez.