Stoltenberg vlerëson kontributin e trupave shqiptare në Herat

Stoltenberg vlerëson kontributin e trupave shqiptare në Herat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përgëzoi sot trupat shqiptare në Herat, për rolin kyç për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar.

Lajmin e bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila u shpreh krenare për kontributin e trupave shqiptare në Herat.

“Krenari për kontributin e trupave shqiptare në Herat, të cilët bashkë me kolegët e tyre nga Italia, SHBA, Sllovenia, Lituania dhe Ukraina, u vizituan dhe përgëzuan nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për rolin kyç të tyre për të siguruar që Afganistani të mos shndërrohet kurrë një strehë e sigurt për terrorizmin ndërkombëtar”, tha Xhaçka.