Katër autorë shqiptarë në Panairin e Librit në Vjenë

Katër autorë shqiptarë në Panairin e Librit në Vjenë

Nën këtë moto letërsia shqipe shkon në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Vjenë, Buchwien 2018, i cili mbahet nga datat 8 -9 nëntor.

Agron Tufa, Arian Leka, Ilir Ferra dhe Lindita Arapi janë autorët që do prezantojnë letërsinë shqipe në këtë panair. Shkrimtari Arian Leka do të paraqesë fragmente tekstesh dhe tregon për zhvillimin e ri letrar në Shqipëri dhe jetën letrare në Tiranë.

Shkrimtari Agron Tufa do të prezantojë tekste të reja dhe do të flasë për trashëgiminë e vështirë të Shqipërisë dhe sfidat për punonjësit e kulturës në vendin e tij.

“Nga Durrësi në Vjenë“, shkrimtari shqiptaro-austriak, Ilir Ferra, paraqet një tekst të ri rreth pritjes së refugjatëve hebrenj në Shqipëri.

Poetja dhe shkrimtarja, Lindita Arapi, do të lexojë pjesë nga romani i saj i cili ka fituar disa çmime “Vajzat me çelës në qafë”, i botuar edhe në gjermanisht “Schlüsselmädchen” dhe do të bisedojë me moderatoren rreth imazhit të Shqipërisë në botën gjermanofolëse.

Kjo pjesëmarrje mbështetet nga TRADUKI i cili është një rrjet evropian për letërsinë dhe librat, ku marrin pjesë vende të Evropës dhe të rajonit juglindor të Evropës, i cili mbështetet shkëmbimin letrar nëpërmjet një programi përkthimesh nga letërsia, libra eseistikë si dhe libra për fëmijë e të rinj.