Konfiskohet një armë automatike në Mitrovicë

Konfiskohet një armë automatike në Mitrovicë

Policia në Mitrovicë në orët e mëngjesit të sotëm ka realizuar një bastisje në një shtëpi në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës, me ç’rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

Sipas Policisë, bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar R. M., 30 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën. Pas procedurave intervistuese i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’ dhe ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë", thuhet në komunikatën e Policisë.