Inzaghi kërkon maksimumin në duel me Marseillen

Inzaghi kërkon maksimumin në duel me Marseillen

Simone Inzaghi, trajner i Lazios kërkon nga të përzgjedhurit e tij, që të jenë të kujdesshëm në përballje me Marseille.

Lazio dhe Marseille do të ballafaqohen sonte në kuadër të Grupit H në Europa League.

Tekniku italian thotë se skuadra francez do të shfaqet e rrezikshme, sepse sipas tij, Marseille vjen në këtë ndeshjes pas tri sfidave të humbura.

Inzaghi kërkon maksimumin nga skuadra e tij, sepse me fitoren në këtë duel, atëherë ‘lacialët’ do të siguronin kualifikimin në rundin tjetër të garave, transmeton RTKlive.

“Marseille është një skuadër e ‘vrarë’ pas tri humbjeve dhe do të kërkojë fitoren. Ne duhet të kërkojmë të kalojmë grupin qysh në këtë ndeshje”, tha strategu italian.

Eintrachti i Frankfurtit kryeson grupin me nëntë pikë, tri më shumë së Lazio që është e dyta, kurse, Marseille renditet e treta më vetëm një pikë.