Dhjetë vjet pa i takuar fëmijët, arsyetohet Nicole Kidman

Dhjetë vjet pa i takuar fëmijët, arsyetohet Nicole Kidman

Nicole Kidman ka dy vajza biologjike me këngëtaren Keith Urban, por prej martesës së parë me Tom Cruise, ajo kishte adoptuar dy fëmijë, të cilët duket se nuk i takon.

Arsyeja e distancimit me Connor Cruisen dhe Isabella Jane Cruisen qëndron në faktin se fëmijët vendosën që së bashku me babanë të ndjekin predikimet e Kishës së Sajentologjisë.

Për vite me radhë, raportohej se pse Nicole nuk kishte kontakt me ata, por së fundi ka qenë vet aktorja që ka folur haptas.

“Ata vendosën të ndjekin Kishën e Sajentologjisë, por puna ime si nënë është t’i dua”, i tha ajo revistës WHO.

“Unë jam një shembull i kësaj tolerance. Pavarësisht se për çfarë shkruhet apo raportohet, fëmijë duhet ta dinë se nëna i do shumë. Jam shumë e hapur për këtë çështje”, thotë aktorja.

Në vitin 2001, Nicole dhe Tom u ndanë, ndërsa fëmijët e tyre mbetën anëtarë besnikë besimit sikurse babai i tyre.

Kidman nuk mori pjesë në dasmën e vitit 2015 të Isabellas, e cila ishte në vitin 2015 dhe herën e fundit kur u takuan së bashku ishte viti 2006.