Zbulohet identiteti i pesë shqiptarëve të arrestuar në Itali

Zbulohet identiteti i pesë shqiptarëve të arrestuar në Itali

Pesë shqiptarë dhe një shtetase italiane janë arrestuar mëngjesin e sotëm pas një operacioni kundër trafikimit të drogës.

Policia italiane ka ekzekutuar 6 urdhër arrestet ndaj 5 shtetasve shqiptarë dhe shtetases italiane, të cilët dyshohen se kishin në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit, transmeton “Shekulli”.

Mediat italiane kanë bërë publike edhe emrat e 5 shqiptarëve dhe italianes, ato janë: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.