Me Ancelottin, Hysaj ka humbur vendin e titullarit te Napoli

Me Ancelottin, Hysaj ka humbur vendin e titullarit te Napoli

Elseid Hysaj nuk po gjen shumë hapësirë te skuadra e Napolit. Ardhja e Ancelottit në krye të Napolit ka bëre që mbrojtësi shqiptar të qëndrojë shpesh në stolin e rezervave.

Shkodrani Elseid Hysaj sezonin e kaluar ishte një titullar i padiskutueshëm te Napoli kur skuadra italiane drejtohej nga Mauricio Sarri. Por me ardhjen e Ancelottit mbrojtësi i kombëtares sonë e ka humbur vendin e titullarit.

Mario Xhufredi, agjenti i Hysajt, “fajëson” mënyrën e lojës së Ancelottit.

Agjenti i Hysajt tha se, “jam shumë i lumtur nga ndeshja e Hysajt kundër “PSG-së”, raporton atsh.

“E pashë të motivuar dhe më pëlqen uria e tij për të bërë mirë. Në vitet e fundit Hysaj ka luajtur gjithmonë me Sarrin. Me të faza defensive kishte prioritet, punë që Hysaj di ta bëj mirë. Me Ancelottin është ndryshe, pasi ai kërkon që mbrojtja të dalë përpara dhe po përmirësohet për këtë. Kam thënë gjithmonë se Elseidi është nga më të fuqishmit dhe konkurenca po e bën edhe më te forte”, përfundoi agjenti.