Fillon lufta për kujdestarinë e fëmijëve

Fillon lufta për kujdestarinë e fëmijëve

Ish-bashkëshortët Angelina Jolie dhe Brad Pit ende po vazhdojnë betejën për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

Aktorja ka bërë kërkesën zyrtare për shkurorëzim para 33 muajve, por gjykatat amerikane ende nuk kanë marrë nmdonjë vendim rreth kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të tyre.

Zeshkania kërkon kujdestarinë e plotë dhe ekskluzive gjersa një përballje gjyqësore mes ish-çiftit është planifikuar për në 4 dhjetor.

Aktori 54-vjeçar në asnjë pikë nuk i ka komentuar problemet familjare si dhe për kujdestarinë e fëmijëve.

Gjykata tashmë ka urdhëruar Angien që ta lejojë Bradin t’i takojë së paku njëherë në javë pasardhësit e tyre.

Angelina e fajësoi Bradin se ende nuk e kishte paguar për mbështetjen e fëmijëve, të cilin avokati i tij e kundërshtoi.

Ndryshe, gjithçka do të përfundojë përmes gjykatës dhe dëgjimi i parë, ndoshta edhe i fundit, është muajin e ardhshëm.