Thaçi: Do të bëjmë përpjekje maksimale për përafrim të qëndrimeve

Thaçi: Do të bëjmë përpjekje maksimale për përafrim të qëndrimeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaron se do të bëjë të gjitha përpjekjet që të përafrohen qëndrimet me Serbinë, në interes të arritjes së marrëveshjes.

E ka ripërsëritur nga Brukseli teksa ka hyrë në ndërtesën ku pritet të ndodh takimi me homologun e tij serb, Aleksander Vuçiq, se arritjen e një marrëveshje që sjell njohjen reciproke e mbështet përveç BE-së edhe SHBA-ja.

Ai ka deklaruar për KosovaPress se nuk do ta ketë aspak të lehtë në takimin që pritet të mbahet.

Thaçi: Do të bëjmë përpjekje të përafrojmë qëndrimet

Video

 E di se nuk do të jetë e lehtë, përkundrazi ka vështirësi, ka pengesa, ka ballafaqime, por arritja e marrëveshjes është mundësia më e mirë për të lëvizur përpara drejt perspektivës evropiane të dy vendeve për popujt tanë. Prandaj do të bëjmë të gjitha përpjekjet maksimale që të përafrojmë qëndrimet në interesin e arritjes së marrëveshjes. Kjo është një mundësi e radhës e realizuar dhe e udhëhequr nga zonja Mogherini, nga BE, me mbështetjen e plotë të ShBA-së, prandaj edhe synimi i Kosovës është që të ndërtojë miqësi të mirë me te gjitha vendet, në kuadër të kësaj edhe me Serbinë, në mënyrë që të lëvizim drejt NATO-s, drejt BE-së dhe të hapim perspektivën globale për shtetin e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ky ëhstë takimi i katër i procesit final të mundësisë së arritjes së një marrëveshje ne mes Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo obligative për të dyja vendet në rrafshin ndërkombëtar.


MË SHUME NGA Aktuale