Ankandi me gjëra të Luftës së Parë Botërore do të mbahet në Britani

Ankandi me gjëra të Luftës së Parë Botërore do të mbahet në Britani

Një mesazh i rrallë dhe origjinal që i ishte dërguar trupave britanike që të bëjnë armëpushim në fund të Luftës së Parë Botërore do të dal në ankand.

Ai mesazh i shkruar në letër i ishte dërguar divizionit të 59-të në Francë në datën 11 nëntor të vitit 1918.

Përveç kësaj do të shiten edhe medalje të luftës, fotografi etj.

Britania e Madhe është në përgatitje për të shënuar 100 vjetorin e Luftës së Parë Botërore dhe për të i nderuar e përkujtuar ata që ishin pjesë e asaj lufte.