Largimi i mjekëve nga Kosova, deputetët kërkojnë ndritje pagash për ta

Largimi i mjekëve nga Kosova, deputetët kërkojnë ndritje pagash për ta

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka shqyrtuar kërkesat e profesionistëve shëndetësorë sa i përket nivelizimit të pagave.

Nga anëtarët e këtij komisioni u kërkuar që të ketë rritje të pagave në këtë sektorë ngase numër i madhe i mjekëve po e lëshojnë vendin në mungesë të kushteve, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit Besa Baftiu tha se sot është dita e fundit kur duhet të dorëzohen amendamentet për Projektligjin për Paga.

“Arsyeja pse sot e kemi ftuar mbledhjen është sepse sot është afati i fundit kurorëzohen amendamentet për ligjin për pagat dhe kemi obligim që t’i shqyrtojmë kërkesat prej odave të mjekëve, infermierëve, federatës, klinikëve dhe farmacistëve”.

“Nëse ne si komision dërgojmë një amendament në Parlament është fuqi më e madhe. Kërkesë e federatës ka qenë koeficienti të jetë 6. Nga mjekët familjar kanë kërkuar që mjekësia familjare gjegjësisht specialistët të trajtohen me koeficient të barabartë me të gjithë specialistet e lëmive tjera. Mjekët familjar i mungojnë Kosovës. Kërkesa ka pas edhe nga grupi i infermierëve”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu tha se duhet të përkrahen mjekët sepse sipas tij, ata po kërkojnë mundësi më të mira punësimi jashtë vendit.

“Dje kemi dorëzuar një amendament për Projektligjin për paga ku përfshihen të gjitha kërkesat e profesionistëve shëndetësor, mjekëve, infermierëve, radiologeve etj, dhe me këtë amendament mendojmë të rregullojmë edhe punën e integruar në QKUK”.

“Ne kemi kërkuar të ketë një rrogë bazë edhe për mësimdhënësit që punojnë në kuadër të QKUK-së. Ne duhet ta ruajmë pagën dinjitoze për mjekët sepse po e shohim çdo ditë se mjekët po ikin jashtë vendit”.

Haxhi Avdyli, nga LDK-ja tha se do ta përkrah amendamentin e propozuar nga Bekim Haxhiu për ngritjen e pagave të profesionistëve shëndetësor.

“Unë përkrah amendamentin e paraqitur nga Bekim Haxhiu, nuk flas në emër të LDK, por në emrin tim personal sepse me këtë përmirësohet gjendja e mjekëve në vend, një grupi profesionistëve”.

“Është palogjikshme që drejtorët të kenë koeficient më të ulët se punëtorët e tij, nuk e di kush e ka bërë këtë amendament, kjo e ul përgjegjësinë në qendra shëndetësorë”, tha ai.