VIDEO - Optimizëm për vizat

VIDEO - Optimizëm për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur optimist se në fund të vitit do të ketë liberalizim të vizave. Ndërkohë, mospërfshirjen e Kosovës në rend të ditës në Komisionin Evropian për liberalizimin e vizave ai e quajti çështje të disponimit të shteteve anëtare.

Këto komente i bëri pas takimit të Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian. Ndërsa ministrja Dhurata Hoxha tha se ka ende shumë punë për t`u bërë sa i përket liberalizimit.