Thaçi pas takimit: Diskursi ynë për marrëveshje me njohje reciproke

Thaçi pas takimit: Diskursi ynë për marrëveshje me njohje reciproke

Hashim Thaçi ka thënë se diskursi i tij gjatë takimit me Aleksandër Vuçiqin ka qenë për një marrëveshje ku është njohja reciproke, antarësimi i Kosovës në OKB dhe mundësia e zëvendësimit të Rezolutës 1244.

Presidenti i Kosovës ka folur mbrëmjen e të enjtes pas përfundimit të takimit në Bruksel me presidentin e Serbisë, me nderjmetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Aleksandër Vuçiq, ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve, dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar, që do të nënkuptonte njohjen reciproke, dhe antarësimin e Kosovës në OKB, gjithashtu me mundësi reale edhe të zëvendësimit të Rezolutës 1244. Kështu që janë gjëra të rëndësishme, të mëdha dhe të ndjeshme këto që i kemi para nesh në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë ai. “Prandaj unë mbes me shpresë me një përfaqësim edhe me bazë më të gjërë politike Kosova do t’ia dalë edhe kësaj here, siç ia ka dalë edhe më herët pavarësisht nga vështirësitë dhe pengesat”.