Vuçiq merret me taksën, thotë se Serbia është e hapur për dialog

Vuçiq merret me taksën, thotë se Serbia është e hapur për dialog

"Çfarë janë në gjendje të respektojnë shqiptarët nëse nuk janë në gjendje të respektojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar para 10 vjetësh?!”, ka pyetur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, të enjten në Bruksel.

Vuçiqi pas takimit para gazetarëve është marrë me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të vënë taksë prej 10 për qind për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Ndërkohë ai lidhur me takimin e sotëm ka thënë se Serbia është për dialog.
“Serbia është e hapur për dialog, por edhe pala tjetër duhet të respektojë marrëveshjet”, ka thënë Vuçiq.