Fotot e rralla që tregojnë realitetin e Luftës së Parë Botërore

Fotot e rralla që tregojnë realitetin e Luftës së Parë Botërore

Press Association ka zbuluar disa foto të rralla me ngjyra të një shekulli më parë për të përkujtuar 100 vjetorin e mbarimit të Luftës së Parë Botërore.

Fotografët kapën një numër skenash emocionale pasi u deklarua armëpushimi, përfshirë edhe Parade Victory në Londër si edhe varrimin e Unknown Warrior në një shërbim përkujtimor në kryeqytetin britanik në vitin 1920.

Një tjetër fotografi e fuqishme tregon publikun duke i respektuar ushtarët e rënë në Cenotaph në Londër.

Të tjera foto zbulojnë se si të burgosurit gjermanë të luftës pastrojnë rrënojat në qytetin francez të Bethune dhe dorëzimin e një varkë gjermane në portin britanik të Harwichit. Fotografitë janë publikuar përpara Ditës së Armëpushimit më 11 nëntor.