62 lindje në QKUK vetëm në tre ditët e fundit

62 lindje në QKUK vetëm në tre ditët e fundit

Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK gjatë tre ditëve të fundit ka pasur 62 lindje.

Sipas njoftimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës,  të premten pati 28 lindje, të shtunën 12 dhe të dielën 22 lindje. Raportohet se me 9 nëntor ka pasur 28 lindje, 17 meshkuj, 11 femra, derisa 10 gra janë bërë nëna për herë të parë, ndërkaq, më 1o nëntor ka pasur 12 lindje, 7 meshkuj, 5 femra dhe se 5 gra janë bërë nëna për herë të parë, si dhe më 11 nëntor ka ndodhur 22 lindje, 11 femra dhe  11 meshkuj.