Gjykata dënon me 4 vjet burg për 30 kilogramë drogë

Gjykata dënon me 4 vjet burg për 30 kilogramë drogë

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar me 4 vjet burg S.G i cili sipas aktakuzës akuzohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I akuzuari përveç dënimit me burg është dënuar edhe me dy mijë euro dhe i konfiskohet një veturë e markës “Peugeot 307” si dhe telefoni i markës “Iphone 8” të cilat janë përdorur për kryerjen e veprës penale.

  Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar pranimit të fajësisë nga i pandehuri S.G për veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge,

I pandehuri S.G, akuzohet se në qershor të vitit 2018 në Ferizaj, gjatë një kontrolli nga ana e Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësiti për Hetimin e Trafikimit me narkotik – Gjilan në bashkëpunim me njësinë në Ferizaj, në shtëpinë të cilën e mbikëqyr i pandehuri, është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 30 kilogramë të cilën substancë i pandehuri e kishte poseduar në mënyrë të paautorizuar me qëllim shitje apo shpërndarje.