
Hoti kërkon mbajtjen e zgjedhjeve
Shefi i grupit Parlamentarë të LDK-së Avdullah Hoti ka kërkuar edhe njëherë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, meqenëse siç ka thënë ai, Kuvendi i Kosovës ka gjashtë muaj që është jo funksional.
Postimi i plotë i Hotit:
Ka gjashtë muaj që Kuvendi i Kosovës është jo funksional. Plot seanca janë të hapura me dhjetëra pika të rendit të ditës të papërfunduara. Koalicioni PAN e ka humbur shumicën parlamentare. Qeveria e Kosovës funksionon pa legjitimitet demokratik. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje për të ri-vendosur rendin demokratik.
Pasojat për shtetin e Kosovës janë të mëdha çdo ditë që vazhdon kjo qeverisje jo legjitime. Proceset kryesore në vend po ngecin. Dialogu është marrë në duart e një personi që po vepron jashtë kompetencave kushtetuese.
Qeveria dhe institucionet e ndërlidhura me të janë kthyer në shërbim të interesave të partive në pushtet.