Një muaj paraburgim, kanosi prokuroren dhe gjyqtaren në Gjykatë

Një muaj paraburgim, kanosi prokuroren dhe gjyqtaren në Gjykatë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit H.B  për shkak të dyshimit të arsyeshëm se dje rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Klinë, ka kanosur personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre.

Ai i kanosi duke u thënë se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartëcekurave me fjalët “do të ju vras”.

Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale kanosje.

“Me datë 14.11.2018, rreth orës 09:35 min. në sallën e Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Klinë, kanos personat zyrtar dhe atë prokuroren e shtetit dhe gjyqtaren në lidhje me punën e tyre se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe në atë mënyrë që, i pandehuri gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor e pengon seancën gjyqësore dhe ju drejtohet të lartcekurave me fjalët “do të ju vras” dhe në momentin kur zyrtarët policor provojnë ta arrestojnë të njëjtin, i pandehuri nuk i bindet urdhrit verbal të policisë dhe reziston gjatë gjithë kohës së arrestimit duke i fyer dhe sharë policët”, thuhet në komunikatë.

Me këto veprime i pandehuri H.B dyshohet se ka kryer veprën penale pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare nga neni 409 të KPRK-së.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke filluar nga data 14.11.2018, e deri me datë 14.12.2018.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.