Haradinaj: Pesë kërkesat e zjarrfikësve janë përfillur nga qeveria

Haradinaj: Pesë kërkesat e zjarrfikësve janë përfillur nga qeveria

Zjarrfikësve duhet t’u ofrohet zgjidhje e qëndrueshme , afatgjate dhe përmes ligjit. Kështu ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, kërkesat e tyre janë përfillur, duke filluar me buxhetin prej një milion euro për nivelimin e koeficienteve, zgjedhjen e problemit të pagesës, shërbime mjekësore pa pagesë, blerjen e pajisjeve të reja dhe po ashtu shqyrtimi i mundësive për t’u paguar orët shtesë.

Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:

Që nga fillimi kemi punuar që Zjarrfikësve t’u ofrohet zgjidhje e qëndrueshme, afatgjate dhe përmes ligjit.

Dhe kjo po ndodhë tani!

Nga 5 kërkesa që kanë pasur zjarrfikësit ne sot, konkludojmë se:

* Kemi ndarë buxhet mbi një milion euro për nivelimin e koeficienteve në nivel vendi për zjarrfikësit, veprim ky që drejtpërdrejt shton të hyrat financiare për këtë shërbim.

* Kemi miratuar Koncept Dokumentin për Financat e Pushtetit Lokal që zgjidhë përfundimisht problemin e pagesës për ta, duke e kaluar këtë përgjegjësi në nivelin qendror.

* Kemi iniciuar procedurën për shërbime mjekësore pa pagesë, në shtëpi shëndeti dhe në spitalet tona.

* Jemi në fazën përfundimtare të blerjes së pajisjeve të reja për punë, në vlerë prej 600 mijë eurosh.

* Përkundër që në ligjin ekzistues orët shtesë duhet paguar nga Komunat, ne kemi marrë zotime që do e shqyrtojmë mundësinë të ndajmë mjete financiare edhe për këtë kërkesë.

* Në ligjin e ri për paga, jemi duke punuar që zjarrfikësit të jenë të barabartë me të gjitha shërbimet e tjera nacionale që kanë rrezikshmëri të lartë në punë.

Orientimi ynë është që ky shërbim, të marrë rolin e një force nacionale që do të shërbej për vendin.

Temat e pa trajtuara prej dekadash, po marrin zgjidhje!