Challandes: Ekipi luftoj gjatë tërë ndeshjes

Challandes: Ekipi luftoj gjatë tërë ndeshjes

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është shprehur i lumtur me fitoren, por edhe me paraqitjen e ekipit të tij pas fitores bindëse 5:0 kundër Maltës.

“Ajo që më ka kënaqur është se ekipi luftoj shumë gjatë tërë ndeshjes. Malta na bëri probleme në periudhën e parë të pjesës së dytë, mirëpo pas golit të dytë gjërat u lehtësuan. Më vjen mirë që shënuam 5 gola sepse në të kaluarën kemi vuajtur për të shënuar”, ka theksuar Challandes. Sa i përket ndeshjes së të martës kundër Azerbajxhanit, trajneri zviceran u shpreh: “Kur e kam parë shortin dhe programin e ndeshjeve për Ligën e Kombeve e kam menduar se ndeshja me Azerbajxhanin do të jetë finale. Jam i kënaqur që kemi ardhur deri te ky moment sepse tani kemi mundësi të shohim realisht se çfarë cilësish kemi. Më vjen mirë që kjo ‘finale’ do të zhvillohet në Prishtinë para një publiku të zjarrtë”, ka theksuar Challandes.