Panuçi: E gjithë përgjegjësia është e imja

Panuçi: E gjithë përgjegjësia është e imja

“Mbetëm 10 futbollistë, pësuam gol në gjuajtjen e parë, më pas penalltia në fund të pjesës së parë na preu këmbët".

" Aty e humbëm fare, sepse me 10 futbollistë ishte e pamundur. Duhen bërë disa ndryshime, por po pres që të rikthehen futbollistët e dëmtuar. Duhet të shohim para. Rasti i Mavaraj komentohet vetë pa fjalë. Tani jemi të nxehtë sepse kemi humbur 4-0, por do të shohim se çfarë do të bëjmë. Duhet të analizojmë të gjithë këtë aventurë në Ligën e Kombeve. Në këtë moment mund të themi çdo gjë, por fillimisht duhet të kemi të gjithë futbollistët në dispozicion. Nëse unë kam qenë përgjegjësi për këtë, atëherë duhet të reflektoj. E përsëris, e gjithë përgjegjësia është e imja. Nuk ndihem i tradhëtuar. Të shkonim në dhomat e zhveshjes me 10 futbollistë dhe me dy gola disavantazh na preu këmbët”, deklaroi trajneri i Shqipërisë, Panuçi pas disfatës së thellë 0-4 ndaj Skocisë.