118 mijë euro akontacione për disa punëtorë në KRM “Uniteti”

118 mijë euro akontacione për disa punëtorë në KRM “Uniteti”

(Dokument)118 mijë euro akontacione për disa punëtorë të privilegjuar në KRM “Uniteti”, vetëm ish kryeshefi 35 mijë

Kompania për menaxhimin e mbeturinave për regjionin e Mitrovicës “Uniteti” është në gjendje të rëndë financiare për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimeve të bëra për shumë vite.

Kjo kompani edhe pse është e destinuar për menaxhimin e mbeturinave, rreth 40% e të punësuarve i përkasin sektorit të administratës dhe kanë rroga dy-tri herë më të larta se punëtorët e terrenit.

Punëtorëve shpeshherë u janë vonuar pagat, për shkak se menaxhmenti i kaluar ka lejuar ‘akontacione’/paradhënie për disa punëtorë të peivilegjuar të kompanisë, raporton Ballkani.info

Portali ka arritur të siguroj listën e ‘akontacioneve’, ku shihet se disa punëtorë i kanë obligime 118 mijë euro vetëm njësisë së Mitrovicës, shumë e barabartë me rrogat neto për tre muaj për gjithë punëtorët.

Listës së tyre i prinë ish Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë, Skender Tahiraj, i cili ka marrë rreth 35 mijë euro ‘akontacion’ nga kompani, që është shuma e rrogave neto për një muaj për 150 punëtorët e njësisë së Mitrovicës dhe punëtorët e administratës qendrore të kompanisë.

Vendin e dytë e zë kryepunëtori Sami Aliu me 10 mijë e 600 euro, i pasuar nga Bedri Bajrami me 8 730 euro, dhe Haki Peci e Fitim Ibrahimi me nga 7 mijë euro. /Ballkani.info/