Jessie J nuk heq dorë nga shpresa për t’u bërë nënë

Jessie J nuk heq dorë nga shpresa për t’u bërë nënë

Jessie J shpreson se do të bëhet nënë një ditë.

Pasi zbuloi gjatë një koncerti se nuk është në gjendje të ketë fëmijë, këngëtarja 30-vjeçare tha se po bën gjithçka që mundet për të ardhmen e saj.

‘Pas shpjegimit të kuptimit të këngës sime ‘Four Letter Word’ në skën gjatë këtij turneu, dashuria dhe mbështetja që kam marrë ka qenë e madhe. Faleminderit’ tha Jessie në Instagram.

‘Katër vjet më parë më kanë thënë se nuk do të mund të kem fëmijë. Më thanë të merrja ilaçe por refuzova. Nuk kam hequr dorë nga shpresa’, vazhdoi ajo.