Papa Francesku priti në Vatikan një grup pelegrinësh shqiptarë

Papa Francesku priti në Vatikan një grup pelegrinësh shqiptarë

Në Vatikan Papa Françesku priti një grup pelegrinësh shqiptarë nga besime të ndryshme. Në fjalën e mbajtur përpara pelegrinëve, Papa përshëndeti të gjithë shqiptarët “në emër të lidhjes së lashtë të miqësisë dhe të marrëdhënieve” me Selinë e Shenjtë.

Përfaqësues nga pelegrinët u njoftuan mediave se grupi i shqiptarëve ndodhet në Romë për një vizitë të planifikuar qysh më parë, me rastin e përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Sipas Vatican News, Papa vuri në dukje “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë, duke theksuar se vendi është një pjesë e pandarë e Evropës, me kulturën e tij të veçantë. “Sot, – tha ai, – ne përkujtojmë Gjergj Kastrioti Skënderbeun, një bir heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë”, tranasmeton TCH.

Skënderbeu, vazhdoi ai, “farkëtoi identitetin kulturor shqiptar me veprat e tij, duke u bërë një simbol i padiskutueshëm i afrimit dhe bashkimit kombëtar”. Sipas Vatican News, Papa tha se shpresonte që “ky përvjetor nuk do të kufizohej vetëm me kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara”, por do të ishte gjithashtu një mundësi e mirë për një angazhim të ri të të gjitha institucioneve dhe qytetarëve, në favor të një zhvillimi autentik dhe të balancuar, “në mënyrë që brezat e rinj të mos detyrohen të emigrojnë.

“Papa Françesku tha se shembulli i Skënderbeut, “shprehu në mënyrë të lavdërueshme karakterin shqiptar”. Në veçanti, ai vuri në dukje “klimën e respektit dhe besimit të ndërsjellë” ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve shqiptarë. Dhe kjo per Papen tregon se bashkëjetesa paqësore e qytetarëve që u përkasin feve të ndryshme, është një rrugë e zbatueshme që prodhon harmoni dhe çliron forcat më të mira dhe krijimtarinë e një populli të tërë, duke transformuar bashkëjetesën e thjeshtë në bashkëpunim dhe vëllazëri të vërtetë”.