Vranët në bregdetin shqiptar

Vranët në bregdetin shqiptar

Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri prej orëve të para të ditës do të ketë reshje shiu të vazhdueshme dhe intensitet mesatar. Gradualisht prej mesditës reshjet do të fitojnë intensitet të lartë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve, me shkarkesa elektrike, kryesisht në bregdet dhe në zonat e ulëta. Në lartësitë e Alpeve priten reshje bore.

Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jug dhe shpejtësi 1-25 m/sek në bregdet e vrullshme dhe me rrahje.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4 ballë, me lartësi vale 1,5-2,0 metra.