Kosova dështon që të anëtarësohet në INTERPOL

Kosova dështon që të anëtarësohet në INTERPOL

Kosova as në raundin e dytë nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

As në raundin e dytë shtetet e pranishme nuk ia dhanë votat e mjaftueshme Kosovës që të jetë  pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare.

68 shtete ia dhanë votën Kosovës për të qenë pjesë e Interpolit, por 51 nga to kanë votuar kundër ndërsa 16 abstenuan.

Pavarësisht kësaj Kosova nuk arriti që të anëtarësohet pasi që në raundin e dytë i janë dashur 2/3 e shteteve anëtare të pranishme në Asamblenë e Përgjithshme që është mbajtur në Dubai.

Në raundin e parë për Kosovën votuan 76 shtete, 56 ishin kundër ndërsa 22 kanë abstenuar.