Rita Ora pranon befasinë e këndshme gjatë festimit të albumit të dytë

Rita Ora pranon befasinë e këndshme gjatë festimit të albumit të dytë

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në lansimin e albumit të ri të Rita Orës.

Rita Ora mbrëmë ka festuar bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët për punën që ka bërë në realizimin e albumit të ri.

Këngëtarja kishte mahnitur të pranishmit e veshur në fustanin e kuq, me të cilin ekspozoi këmbët.

Rita mbrëmë u befasua edhe me një tortë me portretin e saj, e cila i pëlqeu shumë asaj andaj ndau disa imazhe pranë saj.

Kujtojmë që Rita ka filluar ditë më parë publikimin e disa këngëve që janë pjesë e albumit “Phoenix”.