Dollari bie, jeni rritet

Dollari bie, jeni rritet

Dollari amerikan humbi pikë mëngjesin e kësaj të marte kundrejt jenit. Ai ra me 0.1 për qind dhe u këmbye me 112.44 dollarë amerikanë për jen. Ky është edhe niveli më i lartë i jenit në këto tre javët e fundit.

Indeksi i dollarit amerikan që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit ra me 0.1 për qind në 96.120 .DXY.

Ndërsa monedha euro ishte në nivele të qëndrueshme kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 1.1450 euro për dollarë amerikanë.

Paundi britanik avancoi me 0.2 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.2874 paund për dollarë amerikanë.

Dollari australian ra me 0.3 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.7274 dollarë australianë për dollarë amerikanë.