Gjermani: Me një pagë prej 1300 eurosh konsideroheni të varfër

Gjermani: Me një pagë prej 1300 eurosh konsideroheni të varfër

Rreth tetë milionë punëtorë të margjinalizuar konsiderohen të varfër në Gjermani, sipas statistikave të fundit nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Megjithëse ekonomia gjermane është në lëvizje të shpejtë dhe norma e papunësisë është në rënie në të njëjtën kohë, ekziston një fenomen i punësimit të paguar keq në kufirin e varfërisë sipas kritereve gjermane, transmeton albinfo.ch..

Më shumë se gjashtë milionë gjermanë tani mbështeten në fondet e ashtuquajtuara Hartz IV. Programi prej 416 euro në muaj, plus para për banim dhe shërbime komunale, përcjell albinfo.ch.

Një total prej 7.67 milionë shtetasish nuk punojnë me orar të plotë, sipas shifrave të Agjencisë Federale të Punës gjatë vitit të kaluar.

Rritja e numrit të punëtorëve të margjinalizuar në Gjermani (në miliona):

2014: 7.47

2015: 7.58

2016: 7.63

2017: 7.67

Edhe ata që kanë punë me kohë të plotë mund të gjejnë veten në një pozicion të pasigurt, shkruan “Focus”-i gjerman. Në të njëjtën kohë, pragu i varfërisë është vazhdimisht në rritje, prandaj gjithnjë duhet fituar diçka shtesë për të ruajtur statusin e mirëqenies.

Agjencia Federale për Punë gjen se fenomeni i varfërisë, pavarësisht vendit të punës, po rritet në Gjermani.

“Arkëtari po punon për një pagë neto prej 1300 eurosh, duhet të paguajë taksat, banimin dhe të kujdeset për një fëmijë. Nuk është varfëri”, tha Detlef Shile, kreu i Agjencisë së Punës në Gjermani./albinfo.ch.