Italia nuk e ndryshon projektbuxhetin, BE e kërcënon me gjobë

Italia nuk e ndryshon projektbuxhetin, BE e kërcënon me gjobë

Askush nuk beson më në marrëveshje - të mërkurën, Komisioni i BE-së do të flasë përsëri mbi buxhetin e diskutueshëm të Italisë. Nga Roma nuk pati korrigjime të rëndësishme.

Italia kërcënohet me gjoba dhe shumë fatkeqësi. Këtë të mërkurë në rend dite është një koment i Brukselit për projektbuxhetin e të gjitha vendeve të BE-së. Kjo është praktikë e zakonshme e BE-së. Por këtë herë, të gjithë sytë janë tek italianët dhe projektbuxheti i tyre, i cili aktualisht është duke u negociuar në parlamentin italian. Komisioni i BE kishte hedhur poshtë parashtresën e parë me fjalë të ashpra. Qeveria populiste në Romë përsëri e prezantoi buxhetin me ndryshime kozmetike. Të mërkurën do të dihet.

Në deklaratat e deritanishme, Komisioni i BE-së ka qenë i vendosur që të nisë procedurën e deficitit kundër Romës. Kjo mund t'i kushtojë Italisë në hapin e parë një gjobë prej 0.2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), në vlerë prej 3.4 miliardë euro. Por nëse Komisioni mbetet i ngurtë, kjo gjithashtu mund të çojë në shkurtimin e fondeve mbështetëse të BE-së. Mbetet edhe pak kohë: Deri në fund të dhjetorit, parlamenti në Romë duhet ta ketë kaluar buxhetin. Vetëm atëherë duhet të ndjekin hapa konkretë.

"Klauzolat e sigurisë "

Për momentin nuk ka asnjë negociatë mes Brukselit dhe Romës. Megjithtatë zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio, në një intervistë për gazetën ‘Corriere della Serra', premtoi ‘klauzola të sigurisë', që duhët të sigurojnë që ajo të mbetet në një borxh të Italisë prej 2.4 për qind të PBB-së. Borxhet e saj janë problemi kryesor që i shkakton dhembje koke Komisionit Evropian, por edhe një numër shtetesh anëtare të BE. Borxhet e Italisë aktualisht janë 131 % e PBB-së. Niveli vjetor i borxheve mund të lëkundë tërë sistemin bankar italian dhe evropian – kjo është arsyeja e nervozizmit në tregjet financiare.

Rritja e skepticizmit të investitorëve, të cilët duan që në tregun ndërkombëtarë t'i blejnë obligacionet italiane erdhi që kjo diferencë ‚Spread‘ të rritet në më shumë se 300 pikë bazike. Kjo vërehet edhe tek kostot e financimit në Itali. Gazeta opozitare italiane "Il Folgio" ka bërë llogarinë se "veprimi i qeverisë brenda vetëm gjashtë muajve ka shkaktuar një rritje të ‚Spread‘, duke e çuar ate në 36 miliardë euro, vetëm në 2018 dhe më shumë se 5 miliardë euro në vitin 2019".

Premtimet

Gazeta në përgjithësi tregohet tepër e zhgënjyer me punën e qeverisë dhe ministrave të krahut të djathtë, nga lëvizja "Pesë Yje": "Ata kanë premtuar rritje më të madhe, ndërsa rritja është zero.‘ Ju kemi premtuar më shumë punë, e nga kjo nuk ka asgjë. Ju keni premtuar më pak papunësi, e papunësia është rritur." Dhe së fundi, qeveria kishte premtuar të mbronte kursimet e qytetarëve, por prej fillimit të punës së kësaj qeverie, tregu i aksioneve ka rënë me 23%. Jo më pak skeptik është vendimi i presidentit të fondeve të pensioneve italiane, Tito Boeri: "Italia doli në fushatat zgjedhore nëntë muaj më parë me premtime të mëdha. Por prej atëherë, toni i pushtetmbajtëse nuk ka ndryshuara fare", tha ekonomisti për "Corriere della Sera". Për këtë megjithatë duhet të pritet "që dikush të përfundojë në një pikë të caktuar në bazë të fakteve dhe kufizimeve".

Ndaj deklaratat e ekspertëve të pensionve kanë një peshtë të caktuar, sepse partitë të cilat kanë ardhur në pushtet me premtimet për pensione, e të cilat tani po shndërrohet në ngarkesë për buxhetin. Këto parti kanë premtur uljen e moshës se daljes në pension por kanë premtuar edhe të ardhura më të larta për qytetarët. Boeri për "Corriere della Sera" thotë: "Për planin e pensioneve, në vitin e ardhshëm do të ndahen afro 6.7 miliardë euro, kurse një vit më pas 7 miliardë."

Privatizimi i pronës shtetërore

Për të mbajtur konstot e borxheve në një kornizë prej 2.4 % të PBB-së, qeveria në Romë premtoi rritjen e të ardhurave nëpërmjet privatizimit të pronës shtetërore,përmes të ashtuquajturave "klauzola të sigurisë". Ky ishte koncesioni i vetëm i Italisë ndaj pretendimeve të Komisionit Evropian. Gazeta opozitare "Foglio" e quajti njoftimin si "blof". Qeveria ka premtuar që vitin e ardhshëm të rriten të ardhurat nga privatizimi në vlerë prej 1% të PBB-së. Njoftime të ngjashme janë bërë shumë herë në Romë. Në vitin 2014 qeveria e atëhershme italiane synonte të hyra vjetore në vlerë prej 0.7 % të PBB-së përmes privatizimit. Në fakt ajo ishte 0.3 %.

Në vitin 2016 të hyrat ishin vetëm 0.1 % nga 0.6 sa ishin premtuar. Ndërsa vitin e kaluar dhe këtë vit nuk ka pasur të hyra fare nga privatizimi. "Në përgjithësi Italia në pesë vitet e fundit ka pasur përfitime nga privatizimi prej 2.2 %, por ka relizuar vetëm 0.7 %", konkludon "Il Foglio".

Vështirësuese ëshët që qeveria italiane nuk do të prekë fare koncernet e mëdha, siç janë Alitalia, Telecom Italia dhe ENI. Ndaj shtrohet edhe pyetja kryesore: A do qeveria italiane një marrëveshje me Brukselin për çështjen e buxhetit apo jo? Sipas sondazheve të fundit, qeveria italiane e ka mbështetjen e fuqishme të popullatës së vet. Në sondazhe thuhet se qeveria ka rritur mbështetjen e votuesve./DW