Tuna ekspozon linjat trupore, mahnit me fizikun e saj

Tuna ekspozon linjat trupore, mahnit me fizikun e saj

Këngëtarja Tuna Sejdi ka qenë mjaft aktive këtë vit, duke publikuar disa projekte muzikore, të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku.

Tuna është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

 

Së fundmi, ajo ka publikuar në InstaStory një imazh, ku ka ekspozuar linjat e saj trupore, duke vërtetuar se vazhdon të mbetet në top formë.

Tuna është shumë e përkushtuar ndaj palestrës, dhe kjo ka ndikuar që këngëtarja të jetë gjithnjë në formë të mire trupore.

Këngëtarja shkupjane është nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Tian, gjersa kishte arritur të rikthente format e saj trupore në një kohë shumë të shkurtër pas lindjes.

Shumë shpejt, ajo pritet të sjellë një projekt të ri muzikor për fansat.

Kënga e fundit që ajo solli ishte “Maria”, në bashkëpunim me Seven Saraqin – këngë e cila është pritur mirë nga fansat e saj.