Peshku meksikan mund të ofrojë zgjidhje për problemet në zemër

Peshku meksikan mund të ofrojë zgjidhje për problemet në zemër

Një peshk i cili ka aftësi të riparoje zemrën e vet mund të ofrojë të dhëna për tretmanet për njerëz në të ardhmen, thuhet në një studim të realizuar së fundmi.

Shkencëtarët që kanë studiuar peshkun meksikan Tetra, kanë gjetur tre zona të gjenomit të peshkut që janë të përfshira në aftësitë e tij për rigjenerimin e indeve të zemrës.

Njëri gjen duket se ka rol të veçantë dhe tejet të rëndësishëm në këtë proces.

Hulumtuesit shpresojnë që studimi i tyre një ditë do të mundësojë shërimin e muskujve të zemrës tek pacientët që kanë vuajtur nga arresti kardiak.