Kosova vendos taksë prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes

Kosova vendos taksë prej 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjes

Produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja për në Kosovë nga sot do të kenë taksë prej 100%.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala për të vendosur taksë prej 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja.

"Nga sot t'i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja", tha Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’. Kryeministri Ramush Haradinaj tha se e përkrahë këtë gjë.

"Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka funksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj", tha ai.