Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Rritet numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në Kabul

Arriti në së paku 55 numri i të vdekurve nga një sulm vetëvrasës që ndodhi të martën në një tubim të udhëheqësve fetarë në Kabul, njoftuan sot zyrtarët.

Viktimat përfshijnë studiues fetarë nga i gjithë Afganistani, të ftuar nga Këshilli Ulema, për të festuar përvjetorin e lindjes së Profetit Muhamed.

Të martën u raportua për 40 të vrarë.

"Deri tani nuk e dimë se cila organizatë militante mund të jetë pas sulmit”, tha një hetues.

Këshilli Ulema, organizata më e madhe fetare e Afganistanit, mblodhi së bashku studiues nga sekti sunit.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë dhe zëdhënësi i tyre, Zabihullah Mujahid, tha se grupi dënon çdo sulm kundër civilëve apo klerikëve fetarë.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, e shpalli të mërkurën ditë të zisë kombëtare .