Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Valbona Puka Gola,nga zyra e avokatit të popullit, si dhe Betim Musliu,nga  Instituti i Kosovës për drejtësi. Ata do të flasin për tryezën 'Parandalimi dhe luftimi i problemeve të mjedisit'.

Ndërkaq i ftuari tjetër do jetë Imer Veliu, regjisor, ai do të sjell informacione rreth përgatitjeve për festivalin 'Siguria e jetës'.

Në lidhje të drejtpërdrejt do të kemi Teuta Demirin, drejtoreshë e Bibliotekës “Sadik Tafarshiku", për të parë se si është një mëngjes në biblotekën e Ferizajt.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.