Popujt më të lumtur në botë, Kosova radhitet e 66-ta

Popujt më të lumtur në botë, Kosova radhitet e 66-ta

Kuantifikimi i lumturisë në baza kolektive është një sfidë e vështirë të cilën e has një vend.

Vështirësitë ekonomike, problemet familjare, ato individuale e shumë fenomene të tjera shoqërore bëjnë që të shtohet shkalla e njerëzve me depresion, stres, ankth etj, shkruan lajmi.net.

Edhe numri i madh i vetëvrasjeve participon në rënien e shkallës së lumturisë në një shtet.

Sidoqoftë, një raport i vitit 2015-17, ka arritur të listojë 156 vende në mënyrë kronologjike në bazë të pritshmërive, përkrahje shoqërore, bujari dhe nivelit të korrupsionit për sa i përket shkallës së lumturisë.

Në mesin e shteteve që vendoset në kreun e listimeve të shteteve më të lumtura në botë është Finlanda, pas të cilës vijnë shtetet neutrale, si vendet nordike dhe Suedia.

Ndërkaq shteti i Kosovës zë vendin e 66-të në këtë listë.