Libri i Michelle Obamas: Modestia dhe afirmiteti i ish-Zonjës së Parë

Libri i Michelle Obamas: Modestia dhe afirmiteti i ish-Zonjës së Parë

Me peshën e administrimit Trump është një gjë e bukur të humbasësh në një libër që ua mundëson të shkëputeni nga realiteti i sotëm dhe na kujton kohërat e vjetra, konsideron Kuba Shand-Baptiste – autor i librit biografik të Obamas. Në librin e ri Michele Obama romantizon Amerikën e Vjetër duke analizuar dhe kritikuar Amerikën e Re.

Ajo flet për jetën e saj si Michelle Robinson dhe periudhën që ka kaluar në Chikago para se të bëhej Michelle Obama, që e njohim ne. Ajo shkruan me modesti dhe afirmitet për ngjarjet që ka qenë dëshmitare gjatë administrimit Obama.

Historia e saj është histori që i prek dhe i motivon të gjitha gratë, të cilat duan të arrijnë të njëjtin sukses. Bukuria e këtij libri qëndron në himnizimin e rasteve të vogla, si hapja e dritares për të marrë ajër të pastër, padurimi i saj për t’u përfshirë në politikë dhe të dashuritë e saj para se të takohej me Barack Obaman.

Duke lexuar këtë libër lexuesi merr rolin e shikuesit të afërt dhe e ndjek në çdo hap teksa ajo përballet me barrierat kulturore e politike për t’u shndërruar në zonjën që ka arritur të bëhet model për të gjitha vajzat e reja, shkruan gazeta "Zëri".

Sipas Kuba Shand-Baptistes, kapitujt kritikues ndaj presidentit Trump bëhen zëri i të gjithë emigrantëve dhe pakicave që duket sikur po i humbasin të drejtat që ua siguron kushtetuta e SHBA-së.

“Në këtë libër zonja Obama është e ndjeshme, ju bën për të qeshur dhe ju motivon për të qenë versioni më i mirë i vetvetes, pa ju lënë ta harroni të shkuarën dhe sakrificat që u kanë bërë t’i viheni kundër barrierave tamam siç ka bërë ajo”, deklaron ai.

Libri centralizon jetën shoqërore të një teknologjie të lartë dhe i dedikohet jo vetëm një elite të vogël, por secilit prej nesh.