Misioni dhe prezenca britanike në vitin 1944 në Shqipëri

Misioni dhe prezenca britanike në vitin 1944 në Shqipëri

Shqipëria u pushtua në prill 1939. Më shumë se dy vjet më vonë, kur SHBA, Britania dhe BRSS hynë në luftë, lindën edhe grupet e ndryshme politike të rezistencës.

Në korrik 1943 u krijua Shtabi i Përgjithshëm. Një muaj më vonë Italia kapitulloi dhe vendin e tyre e zunë gjermanët. Një vit më vonë lufta mori fund.

Ka shumë data, ngjarje, emra dhe debate e kontestime mbi zhvillimet në Shqipëri kryesisht midis tetorit 1943 dhe nëntorit 1944 – zhvillime që (keq)përdorën në funksion të asaj që erdhi pas nëntorit 1944, vendosja e modelit stalinist.

Në këtë histori zë pak vend një fakt domethënës: asistues të rëndësishëm politikë dhe teknikë të rezistencës tek secila parti e secili grup ishin misionet britanike dhe amerikane. Kjo video britanike është një ilustrim domethënës për këtë. /ISP/