Gjellë me spinaq

Gjellë me spinaq

Një gjellë e përsosur për ditët e ftohta të dimrit.

Përbërësit:

200 gr spinaq

4-5 patate

1 spec i gjelbër

2 karrota

1 domate

pak lakër

gjethe magdanozi

1 presh (purrinj)

1 lugë gjelle miell

piper i kuq

mëlmesa

kripë dhe piper i zi

2 thelpinj hudhre.

Udhëzimet:

Në vaj kavërdiseni preshin, specin, karrotat e prera. Pastaj shtojini të gjitha perimet e prera me radhë.

Shtoni piperin e kuq dhe mbulojini të gjitha me ujë.

Ziejini mirë në zjarr të ulët, derisa të zihen perimet.

Shtoni kripë, mëlmesa dhe një lugë miell të trazuar me pak ujë.

Në fund shtoni edhe magdanozin e grirë dhe sipas dëshire edhe dy thelpinj hudhre.