Odat ekonomike të luajnë rol aktiv në rritjen e shkëmbimeve tregtare

Odat ekonomike të luajnë rol aktiv në rritjen e shkëmbimeve tregtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga odat ekonomike të Kosovës që të luajnë një rol më aktivë për rritjen e shkëmbimeve tregtare. Në një takim me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare, Veseli ka biseduar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve tona, për lehtësirat që duhet të krijohen dhe për aktivitetet e tjera të përbashkëta që promovojnë prodhimet tona, që ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe mbajtjen e kriji

“Odat tona ekonomike duhet të luajnë rol shumë aktiv që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë. Me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve tona për lehtësirat që duhet të krijohen dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta që promovojnë prodhimet tona, që ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe mbajtjen e krijimin e vendeve të punës.
Përveç marrëveshjeve të nënshkruara ne duhet të kemi shumë shpejt veprime konkrete që rezultojnë me efekte të shpejta”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.