Arrestohet Lil Pump

Arrestohet Lil Pump

Lil Pump është arrestuar pasi ua drejtoi gishtin e mesit disa policëve në Danimarkë.

Reperi 18-vjeçar u detyrua të anulojë një koncert të martën, raporton TMZ.

Sipas TMZ, incidenti ndodhi pasi reperi dhe ekuipazhi i tij ndaluan për arsye të panjohura në Kopenhagë. Gjatë rrugës për në stacionin policor, Lil Pump nxori telefonin e tij dhe filloi një video live në Instagram, në të cilën ai tallej me policët prapa shpinës së tyre.

Thuhet se policia e pa videon dhe e lanë në burg për një periudhë edhe më të gjatë kohore. Kjo gjë e detyroi të anulojë një koncert në Finlandë të martën.