Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Komoran

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Komoran

Gjatë ditës së djeshme, në rrethana akoma të panjohura është përfshirë nga flakët një shtëpi në Komoran.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në ora 11:14, është raportuar se një shtëpi në Komoran është përfshirë nga zjarri.

Siç bën të ditur Policia, raportimin e ka bërë pronarja e shtëpisë e cila ka thënë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e saj.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz.