Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Ministri i Jashtëm dhe Tregtisë i Hungarisë, Peter Sijarto, ka thënë se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH) në NATO,

Sijarto tha se Maqedonia ka bërë hapa serioze për t’u bërë anëtare e NATO-s, duke shtuar se pret që vendi të bëhet anëtare e Aleancës pasi të ketë zgjidhur problemin me emrin me Greqinë.

Më tej shtoi se Hungaria edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.

“Maqedonia që më herët duhej të ishte anëtare e NATO-s. Përpjekjet të cilat i ka bërë deri më tani janë të mjaftueshme”, ka thënë kryediplomati hungarez raporton Anadolu Agency (AA).

Sijarto theksoi se problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë vështirësi shtesë, duke shtuar se përshpejtimi i integrimit euro-atlantik do të kontribuonte në mënyrë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.

Ai tha se BeH në aspektin gjeografik është afër Maqedonisë, për çka, siç theksoi, është e rëndësishme që edhe aty të vendoset stabiliteti.