E kërcënon viktimën përmes telefonit në Prizren, arrestohet i dyshuari

E kërcënon viktimën përmes telefonit në Prizren, arrestohet i dyshuari

Të mërkurën është arrestuar një burrë nga Prizreni, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “detyrim”.

Person i dyshuar tashmë i arrestuar, dyshohet se përmes telefonit me mesazh  e ka kërcënuar viktimën duke i kërkuar para.

“I dyshuari është i njohur për organet e rendit për vepra të këtilla. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i  shqiptohet masa e ndalimit policor për 48 orë”, shkruan në komunikatën e Policisë.